Zyrtarja e AKR-së kërkon që Kryeministri Kurti të izolohet në konvikte

HomeAktualitet

Zyrtarja e AKR-së kërkon që Kryeministri Kurti të izolohet në konvikte

Zyrtarja e AKR-së, Rejhane Vuniqi ka kërkuar nga Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti që të izolohet në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Siç shkruan ajo në Faebook Kurti si Kryeministër më mirë do të ishte të shkonte në karantinë në Qendrën e Studentëve, do ta kishte edhe më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë.

”Si Kryeministër i zgjedhur “nga populli” dhe “për popullin” ndoshta do të ishte mirë që edhe ai të shkonte në Qendrën e Studentëve që të karantinohet dhe të bashkëndjejë “me popullin”. Biles tani do ta kishte më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë dhe nuk është më 14 ditë siç ishte deri para disa ditësh. Jam e sigurt që me këtë veprim do të fitonte edhe më shumë simpati “nga populli”, ka shkruar ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0