Zyrtari i LDK-së: Gjithmonë i kemi respektuar vendimet e GJK-se, jo si të tjerët vetëm kur ju leverdis

HomePolitike

Zyrtari i LDK-së: Gjithmonë i kemi respektuar vendimet e GJK-se, jo si të tjerët vetëm kur ju leverdis

Zyrtari i LDK-së, Florian Dushi me anë të një shkrimi në rrjetin social facebook ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës si parti shtetformuese gjithmonë i ka respektuar vendimet e Gjykatës kushtetuse.Dushi thekson se LDK gjithmonë edhe kur kjo gjykatë ka vendosur kundër liderëve të saj, përmes mendimeve e vendimeve për të cilat kishte mjaftë hapsirë për debat profesional, ka dhënë shembullin unik të respektimit të këtyre vendimeve pavarësisht interesave politike.“Kështu, duke u nisur nga këto parime, LDK edhe sot, disa herë, guximshëm dhe qartë, ka deklaruar se do ta respektojë secilin vendim të Gjykatës Kushtetuese, ndryshe nga të tjera parti të cilat zhurmshëm kanë deklaruar se janë për shtetin e së drejtës, ndërsa sot deklarojnë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta pranojnë vetëm nëse është në favor të tyre, e paprecedent!” shkruan Dushi në facebook raporton Gazeta FrekuencA.

Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është institucion relativisht i ri. Si i tillë, ky institucion, deri më sot ka trajtuar e vendosur mjaftë raste, madje edhe nga ato të cilat konsiderohen si raste të ndjeshme politike.
LDK, gjithmonë, madje edhe kur kjo Gjykatë ka vendosur kundër liderëve të saj, përmes mendimeve e vendimeve për të cilat kishte mjaftë hapsirë për debat profesional, ka dhënë shembullin unik të respektimit të këtyre vendimeve pavarësisht interesave politike.LDK duke qenë parti shtetformuese dhe institucionaliste ka vlerësuar se për Republikën e Kosovës, si shtet i ri, madje edhe i mbikqyrur nga faktori ndërkombëtarë (një periudhë pas pavarësisë), është tejet me rëndësi që të ndërtojë një kulturë besimin e respekti ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1