“Zyrtarë të lartë në LDK i thanë Amerikës se unë nuk përfaqësoj partinë time”

HomePolitike

“Zyrtarë të lartë në LDK i thanë Amerikës se unë nuk përfaqësoj partinë time”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kanë dërguar letra administratës Trump duke thënë se Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK’së.“Kishte zyrtarë të LDK’së që i dërgonin letra ambasadës amerikane ku thuhej se Vjosa Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK’së”, është shprehur Osmani.Tutje, ajo tha se është akuzuar se LDK’ja i ka humbur zgjedhjet për shkak të saj.

“Ndërkohë sot thuhet se LDK’ja i ka humbur zgjedhjet për shkak të Vjosa Osmanit”, thotë Osmani.
“Nëse ka diçka probleme, më thuaj në sy, e jo të dërgosh letra në Berlin e Uashington”.“Sulmet politike mund t’ua fali, fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fali kurrë”, shton ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1