“Zotimi” publik i Gani Gecit: Nëse Hashim Thaçi shpallet i pafajshëm nga ana e Gjykatës Speciale, do ta kapi për qafe – do t’ia shtrij dorën

HomePolitike

“Zotimi” publik i Gani Gecit: Nëse Hashim Thaçi shpallet i pafajshëm nga ana e Gjykatës Speciale, do ta kapi për qafe – do t’ia shtrij dorën

Njëri prej ushtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka folur për aktakuzën e paralajmëruar nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit për gjoja kr.ime luf.te.

Geci, i cili ka akuzuar ndër vite presidentin e Kosovës për vr.asje, ka thënë se do ta përqafonte ish-bashkëluftëtarin e tij, nëse do të shpallet i pafajshëm ndaj akuzave për rreth 100 vr.asje.“Nëse Hashim Thaçi del i pafajshëm, do ta kapi për qafe”, është shprehur Geci, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Do t’ia shtrij dorën”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar se kësisoj edhe do ta mbyllte kapitullin e përplasjeve me Thaçin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0