Zoran Zaev kërkon mbajtjen e zgjedhjeve më 14 qershor

HomePolitike

Zoran Zaev kërkon mbajtjen e zgjedhjeve më 14 qershor

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 14 qershor.

Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha se nëse zgjedhjet lihen për në vjeshtë ato rrezikojnë të mos mbahet për shkak të paralajmërimeve për paraqitje të valës së re të sëmundjes Covid-19.

Për shkak të kësaj vendi do të mbetej pa institucione të qëndrueshme, por edhe që nuk do të kenë as bazë kushtetuese, pasi në dhjetor mbushen katër vjet që nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0