Zhvillime të papritura në skenën politike, PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë? Flasin nga partia e Veselit!

HomeAktualitet

Zhvillime të papritura në skenën politike, PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë? Flasin nga partia e Veselit!

Partia Demokratike e Kosovës mund të bëhet pjesë e qeverisë Hoti.Këto janë lajmet e fundit që qarkullojnë nga ky subjekt politik.Gazeta për tu informuar më gjerësisht rreth kësaj çështjeje ka komunikuar me zëdhënësin për media të PDK-së, Avni Bytyqi.

Bytyqi nuk ka konfirmuar por as hedhur poshtë një pretendim të tillë por vetëm ka theksuar se PDK-ja do të dalë me një qëndrim rreth kësaj çështjeje brenda orës.
“Brenda orës dalim me një qëndrim për këtë çëshjte” tha shkurt Bytyqi.Kujtojmë se aktakuza e Speciales në drejtim të Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka sjellë zhvillime të reja si në arenën politike në Kosovë ashtu edhe në vazhdimësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij dy-ditore në Kosovë ka bërë thirrje për bashkim dhe bashkërendim të qëndrimeve nga spektri politik në vend përballë agresionit politik serb, shkruan Gazeta lajmi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0