Zyrtari i PSD’së: Albin Kurti sot na e tregoi Ahtisaarin nga Lezha

HomeAktualitet

Zyrtari i PSD’së: Albin Kurti sot na e tregoi Ahtisaarin nga Lezha

Anëtari i PSD’së, Zgjim Hyseni, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka komentuar deklaratat e kandidatit të VV’së për kryeministër, Albin Kurti, lidhur me bashkimin kombëtar që ky i fundit sot i bëri në Lezhë të Shqipërisë.

Hyseni tha se Kurti sot na e tregoi Martti Ahtisaarin — Laureatin e çmimit nobel për paqe, nga qyteti i Lezhës, shkruan Gazeta Express.

Madje, Hyseni tha se ky nen i Kushtetutës së Kosovës një kohë ishte arsye kryesore për veprim, ndërsa sot është bërë arsye për mosveprim.

“Dikur ndalesa e nenit 1.3 te Kushtetutes ka qene arsyeja kryesore per veprim. Sot qenka arsye per mosveprim. Na e tregoi Ahtisaarin nga Lezha”, shkroi Hyseni në facebook.

https://www.facebook.com/zgjim.hyseni/posts/3960789327274692

Ky reagim i Hysenit erdhi për shkak se Kurti tha që Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë për shkak se nuk e lejon kushtetua e saj. Edhe pse, Kurti gjatë rrugëtimit të tij politik, këtë temë e pati shndërruar në kauzë.

“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë Kurti në Lezhë./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0