Për herën e parë një pjesëtar i familjes mbretërore angleze ka votuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Bëhet fjalë për Meghan Markel, dukesha e Suseksit, që është edhe qytetare amerikane.
Nuk është e qartë se për cilin kandidat ka votuar Markle, edhe pse mund të imagjinohet se zgjedhja e saj ka qenë Biden, pas kritikave që i ka drejtuar Trump-it në javët e kaluara.
Supozohet edhe se Meghan ka votuar me postë për shkak se nuk është parë në asnjë qendër votimi, përcjell Gazeta Lajmi.
COMMENTS