Zgjedhjet në Podujevë shtyjnë planin LDK- PDK, ‘Vlora Çitaku presidente ndërsa AAK në opozitë’

HomeAktualitet

Zgjedhjet në Podujevë shtyjnë planin LDK- PDK, ‘Vlora Çitaku presidente ndërsa AAK në opozitë’

Çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës nuk ishte ndonjë risi vetëm pas konfirmimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specilizuar, dorëheqjes dhe transferimit të Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara në Hagë, por ishte problematike edhe tash sa kohë.

Kjo për shkak se mandati i tij pesë vjeçar do të përfundonte me 7 prill të vitit 2021.

Ish-kreu i PDK-së Hashim Thaçi, ishte zgjedhur president me 7 prill të vitit 2016, pas arritjes së krijimit të koalicionit qeverisës PDK – LDK.

Derisa si duket një marrëveshje e njejtë politike PDK-LDK, pritet të vazhdojë edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut me 29 nëntor, mëson “Syri.net” nga burime brenda të PDK-së.

Kjo marrëveshje nuk po realizohet para zgjedhjeve konkretisht në Podujevë, për shkak të mos dëmtimit të procesit zgjedhor përkatësisht LDK-së e PDK-së.

Tash sa kohë kanë nisur edhe pazaret politike në vend, por si duket ‘dashnija’ e vjetër PDK- LDK, nuk e ka ndërmend të ndalet, ku pozita e presidentit e dy – tre ministri do t’i takojnë PDK-së, derisa posti i kryeministrit e ministritë aktuale me të cilat udhëheq LDK-ja nuk do të ndryshojnë, mëson “Syri.net”.

Derisa posti i presidentit thuhet se do t’i takojë ish – ambasadores së Kosovës në SHBA Vlora Çitakut së cilës presidenti Hashim Thaçi me 2 tetor të këtij viti ia kishte nëshkruar dekretin për largim.

E ai i cili po mundohet më së shumti të marri pozitën e të parit të vendit është Ramush Haradinaj, e cili ka zhvilluar jo pak takime me liderët e subjekteve tjera për të kërkuar mbështetje politike.

Edhe nga LDK-ja kanë thënë se nuk do ta japin postin e presidentit për subjektet tjera,përveç PDK-së.

Në fakt secila parti po kërkon pozitën e presidentit, në të kundërtën kanë paralajmëruar shkuarjen në zgjedhje.

Nga PDK, vazhdojnë ta mbyllin gojën duke mos u deklaruar rreth temës së rikthimit të koalicionit qeverisës PDK- LDK dhe marrjes së pozitës së presidentit e dy tre ministrive, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Derisa rikthimin e koalicionit PDK-LDK e quajnë edhe gënjeshtër.

Nga LVV-ja, kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve e pastaj zgjedhjen e presidentit.

Por zyrtarisht asnjëri nga zyrtarët e lartë të subjekteve politike nuk flasin rreth rikthimit të koalicionit LDK- PDK dhe mundësisë së realizimit të votimit të sukseshëm në Kuvendin e Kosovës të kësaj ideje.

AAK ka paralajmëruar zgjedhje nëse Haradinaj nuk zgjedhet president. Kjo parti e ka në dorë kuorumin për presidentin e ri, dy të tretat e deputetëve që duhet të jenë në sallë. Që plani LDK-PDK të ketë sukses pa Haradinajn, duket vështirë i realizueshëm. Vetëm nëse Ramush Haradinaj, pajtohet që deputetët e partisë së tij t’ia mundësojnë dikujt tjetër të jetë presidenti ose presidentja e re e Kosovës

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0