Zgjedhjet lokale, VV-ja ende pa asnjë kandidat të zyrtarizuar

HomeAktualitet

Zgjedhjet lokale, VV-ja ende pa asnjë kandidat të zyrtarizuar





Nga sot (10 korrik) e deri më 18 gusht, votuesit nga diaspora kanë mundësi të regjistrohen për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.Disa nga subjektet politike si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë kanë bërë zyrtare disa nga kandidatët për kryetar të komunave, si dhe kanë filluar me përgatitjet për këto zgjedhje.

E, për dallim nga partitë e përmendura më lartë, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë zyrtare asnjë kandidat për kryetar të komunave.
LVV para disa ditësh kishte shtyrë afatin e pranimit të kandidaturave nga Këshillat e qendrave, në mënyrë që kandidatët e interesuar të kenë edhe një mundësi shtesë. Ky afat ka përfunduar ditën e premte, (9 korrik), mirëpo nga LVV ende nuk është bërë asnjë njoftim rreth zyrtarizimit të kandidatëve.

Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, por që të njëjtit deri në këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.Ndryshe, sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.

Më poshtë gjeni kandidatë e zyrtarizuar deri tani:Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)Përparim Rama – PrishtinëGazmend Muhaxherri – PejëAnton Quni – PrizrenHyrie Dobrunaj – Deçan –Ekrem Hyseni – PudujevëArdian Shala – SuharekëImri Ahmeti – LipjanBurim Berisha – Fushë KosovëSokol Haliti – VitiXhafer Tahiri – VushtrriMehmet Krasniqi – ObiliqBurim Krasniqi – RahovecKujtojmë LDK aktualisht qeverisë në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë.Partia Demokratike e Kosovës (PDK)Shaqir Totaj – PrizrenAgim Aliu – Ferizaj
Uran Ismaili – PrishtinëRamiz Lladrovci – DrenasSami Lushtaku – SkenderajNaim Ismajli – ShtimeBesim Ilazi – KaçanikShaban Shabani – DragashRrahim Ternava – Fushë KosovëMurtez Zekolli – SuharekëBedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)PDK aktualisht udhëheq në pesë komuna: Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)Agron Kuçi – JunikArdian Gjini – GjakovëAli Krasniqi – ObiliqBali Muharremaj – SuharekëBashkim Ramosaj- DeçanBekë Berisha – IstogBesnik Tahiri – PodujevëDaut Haradinaj – PrishtinëFaton Jakupi – KamenicëMensut Ademi – VushtrriRrustem Berisha – PejëSmajl Latifi – RahovecZenun Elezaj – Klinë





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0