Zgjatet orari i qarkullimit, nga nesër mund të dilni dy herë nga dy orë në ditë

HomeAktualitet

Zgjatet orari i qarkullimit, nga nesër mund të dilni dy herë nga dy orë në ditë

Nga nesër orari i qarkullimit të qytetarëve do të ndryshojë. Sipas vendimit të ri të qeverisë, qarkullimi do të lejohet dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit të letërnjoftimit.

Edhe sot qytetarët do të lëvizin dy herë nga 90 minuta deri në zbatimin e rregullave të fazës së dytë, që fillon nesër (18 maj).

Orari i ri i qarkullimit i cili do të zbatohet nga dita e hënë pritet të publikohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë.

Faza e dytë e lehtësimit të masave do t’i hapë edhe disa biznese në vend të cilat fillojnë veprimtarinë e tyre pas dy muajsh të mbyllura.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0