Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj përplaset me Rexhep Selimit për mungesën e simboleve në zyrën e saj

HomeAktualitet

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj përplaset me Rexhep Selimit për mungesën e simboleve në zyrën e saj

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj në fjalimin e saj në Kuvend po pretendon se në zyrën e saj nuk ka gjetur flamurin e Kosovës dhe as deklaratën e Pavarësisë“Kur kam hyrë në zyrën tim, ska pasur flamur as deklaratë të Pavarësisë. Dikush i ka hequr këto nga zyrat. Nuk e di cilën zyrë e kam, kush e ka pasur më herët. Administrata mund të ju informojë” tha Balaj- Halimi.Pas kësaj deklarata ka ardhur reagimi i shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Selimi ka thënë se kjo është e pavërtetë dhe ka kërkuar të ketë më shumë seriozitet në deklarata.“Jam i detyruar të reagoj në këtë moment për këto deklarata të pavërteta. Nuk e di në cilën zyrë ka shkuar kjo se as ajo vetë se din. I vetmi ndryshim që ka ndodh në atë dekor atje është shtimi i figurës së Skenderbeut. Ju kërkoj të jemi më seriozë herë tjera dhe të kundërshtoni me fakte” tha Selimi raporton GazetaLajmi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0