Zëvendëskryeministri Tahiri njofton se si do të shpërndahen gjysmë milion maskat e ardhura nga Jordania

HomePolitike

Zëvendëskryeministri Tahiri njofton se si do të shpërndahen gjysmë milion maskat e ardhura nga Jordania

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se kanë arritur në Kosovë gjysmë milion maska të cilat kanë ardhur nga Jordani dhe do të shpërndahen nëpër të gjitha komuna e Kosovës, shkruan GazetaLajmi.

Maskat, xheli dhe mantelët do të shpërndahen nëpër komuna duke u bazuar në numrin e popullsisë.

“Gjendja nuk është më e mira, mirëpo ajo që mund të them se përkushtimi i Qeverisë. Ministrit Zemaj dhe institucioneve është në luftën kundër COVID-19. Dua të ju njoftoj se me herët e kemi bërë të ditur se unë kam qenë në Rinas dhe e kam pranuar një ndihmë nga Jordania, falë edhe profesor Airianit Shehut dhe bashkëpunimit që kam pasur me oborrin mbretëror kanë ardhur gjysmë milion maska, gel dhe mantile. Sa i përket shpërndarjes ne bashkë me MSH kemi bërë një kriter të shpërndarjes në bazë të numrit të banorëve. Ky material ka ardhur në Kosovë, do ta shpërndajmë në 38 komuna”, tha ai.

Tahiri i ka lutur qytetarët që të kenë sa më shumë kujdes.

“Ju lus për kujdes dhe ta trajtoni seriozisht sepse nuk është duke u trajtuar bash seriozisht”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0