Zemaj thotë se nuk ua kemi mbyllur dyert diasporës, fton për respektim të masave

HomeAktualitet

Zemaj thotë se nuk ua kemi mbyllur dyert diasporës, fton për respektim të masave

Zemaj në një konferencë për medie para gazetarëve ka treguar se ka zhvilluar takim me akterët relevantë të cilët po menaxhojnë dhe përcjellin nga afër situatën e menaxhimit të pandemisë Covid-19, duke thënë se Kosova tashmë po mirëpret mërgimtarët, të cilët ndonëse vijnë nga shtet me risk të lart të Covid, Kosova ka vendosur të mos um mbyll dyertë, raporton IndeksOnline.

Ai ka treguar tutje se cilës kategori të qytetarëve që udhëtojnë për në Kosovë, iu kërkohet testi Pcr.

“Duke parë që këto ditë kemi fluks të madh edhe të bashkëatdhetarve, duhet të jemi të kujdesshëm. Është e kot vendosja dhe koordinimi i aktiviteteve nëse ato nuk zbatohen.I kemi koordinuar ajktivitetet kemi nxjerr raporte të të gjitha niveleve dhe inspektoratet lokale me kryetartët e komunave, ne edhe dje jemi detyruar të japim sqarime se dhe qytetatër që do të japin duhet të kontribuojnë qytetarët të cilët kanë edhe shtetësi kosovare nuk kanë nevojë të kenë teste pcr-,ndërsa kjo ju kërkohet atyre që nuk kanë vendbanim në Koosvë”, tha Zemaj.

Ai ka treguar se kanë shtuar numrin e inspektorëve në nivel vendi, duke lutur kështu qytetarët qoftë nga diaspora por edhe vendas, që të respektojnë në maksimum masat e ndërmarra nga institucionet në parandalimin e Covid-19.

“Ajo që më duhet të them që të gjithë bashkatdhetarët ju e dini që vijnë nga vendet me risk të lart te infeksionit dhe vijnë nga vendet që kanë marrë vendim, Kosova nuk e ka atë vendim, ta mbajnë situatën nën kontroll, por dëshirojmë që të gjithë të jenë vigjilent por edhe qytetaret të shmangin aktivitetet e grumbullimit. Përtej pandemisë ne i bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit dhe të kontribuojnë të mos ketë mbingarkesë të institucioneve shëndetësore.\IndeksOnline/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0