Zemaj: Rritja e rasteve me Covid 19, erdhi si pasojë e lehtësimit të masave nga ish-Qeveria Kurti

HomeAktualitet

Zemaj: Rritja e rasteve me Covid 19, erdhi si pasojë e lehtësimit të masave nga ish-Qeveria Kurti

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.

Zemaj ka theksuar vendimet e reja kanë qenë obligative, duke e parë sipas tij, situatën me rritjen e rasteve me Covid 19.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19, IKSHPK na ka rekomanduar si Ministri të Shëndetësisë, që institucionet publike dhe private obligohen të organizojnë punën me stafin e tyre në distancë fizike, apo nga shtëpitë e tyre (në mënyrë) online, në funksion të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive bazuar në legjislacionin në fuqi, që nënkupton reduktimin e stafit. Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen të shtojnë kontrollet të bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka theksuar se me marrjen e mandatit, ai është përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë që sipas tij, është rezultat i lehtësimit të masave nga ish Qeveria Kurti.

“Lufta me koronavirusin ka qenë një nga prioritetet kryesore. Faza e tretë e lehtësimit të masave, ka nisur duke u bazuar në vendimin e ish Qeverisë së Kosovës, që kishte të bënte me hapjen e gjashtë pikave kufitare, heqja e masave të vetizolimit për ata që nuk kishin test negativ jo më të vjetër se 72 orë”.

Gjithashtu, ministri Zemaj ka shtuar se të gjitha institucionet obligohen që t’i përmbahen manualit të Ministrisë dhe Inspektoratet përkatëse të mbikëqyrin respektimin e këtij vendimi.

“MSH ka hartuar manualin për mbrojtje nga COVID-19. Ky manual specifikon detajet për mënyrën e punës në çdo veprimtari. Manuali do të përditësohet në vazhdimësi dhe paraqet një përmbledhje të udhëzimeve të profesionistëve të IKSHPK-së”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0