Zemaj: Po i bëjmë të gjitha përpjekjet, që të mos i rikthejmë masat e mëparshme

HomeAktualitet

Zemaj: Po i bëjmë të gjitha përpjekjet, që të mos i rikthejmë masat e mëparshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit që pati në Komitetin për koordinimin e vlerësimit të situatës së pandemisë Covid-19, ka thënë se situata aktualisht, ndonëse është nën konteroll, rritja e madhe e numrit të të prekurve, është shqetësuese, transmeton gazetalajmi.

Zemaj ka thënë se krahas hapjes që i është bërë vendit në të gjitha fushat ekonomike, duhet shtuar edhe përgjegjëesia në mesin e qytetarëve.

“Të gjitha këto veoprime që kemi ndërmarrë mund të mos sjellin rezultate, prandaj ne sot kemi kërkuar nga institucionet relevante që masat të cilat janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe janë bërë obligative, ndryshe ne do të kemi konsekuenca të tjera të cilat mund të na kthejnë prapa, ne jemi duke bërë cmos të mos kemi rikthim të masave të mëparshme”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0