Zemaj ndez qirinj për profesionistët shëndetësorë që humbën betejën me COVID-19

HomeAktualitet

Zemaj ndez qirinj për profesionistët shëndetësorë që humbën betejën me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka ndezur qirinj për të nderuar profesionistët shëndetësorë që kanë humbur betejën me COVID-19.Ai ka shprehur ngushëllime për të gjithë profesionistët shëndetësorë që kanë ndërruar jetën nga koronavirusi, derisa atyre që janë të infektuar u ka dëshiruar shërim të shpejtë.Zemaj ka thënë se “jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve”.

Postimi i plotë :
Sonte, së bashku me zyrtarët e Ministrisë, i’u bashkuam thirrjes së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë për ndezjen e qirinjve për nder të profesionistëve shëndetësorë që kanë humbur betejën me Covid-19.Ju shpreh ngushëllime profesionistëve shëndetësorë për humbjen e kolegëve, njëherësh i shpreh ngushëllime edhe familjeve të tyre për humbjen e më të dashurve.

Të gjithë profesionistëve shëndetësorë të infektuar, ju dëshiroj shërim të shpejt dhe kthim në familje dhe detyrat profesionale.Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.Çdo ditë, edhe sonte, shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0