Zemaj: Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur, ju s’po vendosni maskën!

HomeAktualitet

Zemaj: Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur, ju s’po vendosni maskën!

Ministri i Shëndetësisë edhe njëherë ka bërë apel te qytetarët që të respektojnë masat, e mos të imponohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai thotë që i dhemb shpirti ta shohë Kosovën e mbyllur, shkruan Gazeta Lajmi.

“Ju po harroni se s’po vendosni maskën. S’po respektoni rregullat antivirus. Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi. Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur”, u shpreh Zemaj.

Postimi i plotë:

Secili sytë të Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.
Ju po harroni se s’po vendosni maskën.
S’po respektoni rregullat antivirus.
S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni.

Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi.
Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.
Virusi rëndon gjendjen e popullatës (rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, çrregullon ekonominë dhe çmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë).
Rrit krimin (shton vjedhjen, dëmton rendin publik).
Hileqarët e shfrytëzojnë për grumbullime njerëzish në rrugë ku shtohen infeksionet.
Rrit kërkesën për ndihma sociale, vë në pikëpyetje hapjen e kufijve, hapjen e shkollave që funksionojnë edhe gjatë kësaj kohe.
Mund të rris pakënaqësinë e secilit.
Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik.
Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.

Vendos maskën!
Mbaje higjienën!
Respekto rregullat!
Mos u Shliro edhe ti je përgjegjës!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0