Zemaj i prerë: Do të veprojmë me forcën e ligjit!

HomeAktualitet

Zemaj i prerë: Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ligjore ndaj atyre që nuk respektojnë masat parandaluese ndaj Covidit-19.

Zemaj ka ritheksuar se bartja e maskave duhet të jetë obligative.

“Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Inspektorët sanitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe inspektorët komunalë do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covidit-19.

Rekomandimet parandaluese për Covidin-19 të IKSHPK-së përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.
Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.
Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.

Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të moszbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve do të marrë përgjigjen ligjore”, shkruan ministri në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0