Zeka: “Qy magari don mu ba President”

HomePolitike

Zeka: “Qy magari don mu ba President”

Milaim Zeka: “Qy magari don mu ba President”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar në lidhje me debatin që u hap për pozicionin e Presidentit të Kosovës.

Zeka, ka shkruar në profilin e tij në fcb, se ky debat është përshkallëzuar dhe është bërë jo serioz, duke shtuar se nuk ka ngelur njeri pa e shpallë kandidaturën për president të vendit.

Ky është postimi iplotë I Milaim Zekës

Me i kerku falje Seremb Gjergjit, kandidatit per president

Para shume viteve, Seremb Gjergji, ish koleg, po edhe jaran i imi, pat paraqitur kandidaturen per President te Kosoves.

Ne ate kohe, talleshim me te. Prapa shpine edhe e shanim. Qy magari don mu ba president! Çfare hajvani, thoshim me vete. Keshtu mendonim ne qe postin e te parit te vendit e shihnim si diçka serioze, si nje detyre dhe obligim teper te madh karshi qytetareve te vendit.

Me kalimin e viteve, kjo pune u ba hajgare hesapi. Kulmi i hajgareve po shihet gjate ketyre diteve, ku vetem Kadri Boshnjaku ka mbete pa e shpalle kandidaturen.

Kur analizoje pergaditjen shkollore, kulturen universale te Serembit, si dhe edukaten familjare, seriozisht me duhet me i kerku falje publike qe e kam sha vetmeveti, edhe me ju tregu se ne peshoren e çdo gjeje me keta kandidat, ky peshon shume me shume se sa te gjithe ata bashke.

Ama asgja nuk ashte per t’u tallur. Ballkani eshte are ku mbine vetem budalla. Kurr nuk i dihet. Ne vendet ballkanike vetem hajni, budalla, mashtruesi, kane fat! Kurr nuk i dihet se cili e ka kete fat…???!!!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0