Zeka: Albin Kurti njohu publikisht Gjykatën Speciale me letrën që u ka dërguar

HomePolitike

Zeka: Albin Kurti njohu publikisht Gjykatën Speciale me letrën që u ka dërguar

Gazetari Milaim Zeka në Frontal të T7 ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti e ka njohur publikisht Gjykatën Speciale me dërgimin e letrës drejtuar gjykatësit të Speciales, raporton Gazeta Express.

Zeka ka thënë se Kurti e ka dëmtuar pa qëllim Rexhep Selimin me kërkesën drejtuar Speciales ku ka kërkuar lirimin e tij me kusht.

“Ju ka drejtu me letër një institucioni që nuk e njeh, me dërgimin e letrës e pranoi publikisht se e njeh Gjykatën Speciale dhe gjykatësin e saj. Kjo letër e ka dëmtuar jashtëzakonisht Rexhep Selimin. Albin Kurti e ka dëmtuar Selimin pa qëllim”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë poashtu se më përpara zhbëhet shteti i Kosovës sesa Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Gjykata Speciale është realitet e njohëm apo nuk e njohëm ne. Më përpara zhbëhet shteti i Kosovës sesa Gjykata Speciale ka thënë Zeka. Këshilltarët budallë që po luajnë me kartën e patriotizmit në të gjitha partitë po mendojnë se përmes surlës dhe tupanit patriotik ne i ndihmojmë atyre në Hagë. Ata mbrohen vetëm përmes avokatëve të fortë”, është shprehur ish-deputeti Zeka./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0