Zbulohet se kush nga LDK-ja do t’i shkojë në zyrë sot Vjosa Osmanit

HomeAktualitet

Zbulohet se kush nga LDK-ja do t’i shkojë në zyrë sot Vjosa Osmanit

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, sot ka nisur takimet me partitë politike, për të folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Express

Osmani është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërkaq, në orën 14:00, ajo pret Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Express mëson se nga LDK-ja në takim me Osmanin, do të shkojë shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi.

Ndërkohë, Osmani sot do të takojë edhe përfaqësues të partive tjera në vend
Nga Partia Demokratike e Kosovës në takim me Osmanin do të shkojë Memli Krasniqi, ndërkaq nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri. /GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0