Zbardhet propozimi i opozitës, Shqipëria me qeveri kujdestare 100 ditore!

HomeRajoni

Zbardhet propozimi i opozitës, Shqipëria me qeveri kujdestare 100 ditore!

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë materializuar këtë të diel kërkesën e tyre politike për qeveri tranzitore, për zgjedhjet e ardhshme që do mbahen në 2021.
Në tryezën e këshillit politik opozita dorëzoi sot propozimin ku kërkon që 100 ditë para zgjedhjeve të krijohet qeveria tranzitore e cila pas betimit para kreut të shtetit nis punën për organizimin e zgjedhjeve.

Në draft parashikohet gjithashtu se cilat janë disa nga detyrat specifike të qeverisë tranzitore “të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;  të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;  të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0