Z-Mobile po ia merr 25 milionë Euro Telekomit me përmbarues

HomeAktualitet

Z-Mobile po ia merr 25 milionë Euro Telekomit me përmbarues

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që sot në Kuvend të diskutohet për Telekomin e Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të VV-së, thuhet se Nagavci po kërkon që diskutimi për ndërmarrjen publike të shtohet si çështje urgjente në rendin e ditës të seancës plenare, shkruan Gazeta Lajmi.
Gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë së Z-Mobile, vendim i cili rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit.

Ky është njoftimi i plotë:

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të diskutojë sot për Telekomin e Kosovës ShA.

Znj. Nagavci po kërkon që diskutimi për ndërmarrjen publike të shtohet si çështje urgjente në rendin e ditës së seancës plenare, pasi gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si Z-Mobile. Përmbarimi i vendimit rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit, duke cenuar njëherësh sigurinë shtetërore, interesin publik dhe punëtorët e ndërmarrjes.

Vendimi i arbitrazhit është pasojë e një kontrate skajshmërisht të pavolitshme që drejtuesit e papërgjegjshëm të Telekomit kanë lidhur me Z-Mobilen mbi 10 vjet më parë. Kontrata i ka shkaktuar dëme të rënda ndërmarrjes dhe punëtorëve ndër vite.

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, July 13, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0