Ymeri: Kurti e sheh veten si pejgamber, është vështirë të bashkëpunosh me të

HomeAktualitet

Ymeri: Kurti e sheh veten si pejgamber, është vështirë të bashkëpunosh me të

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar figurën e kreut aktual të VV’së, Albin Kurti. Ymeri ka vlerësuar se është i vështirë bashkëpunimi me Kurtin.Kurti, sipas tij, e sheh veten si shumë të rëndësishëm në politikë. Ymeri thotë se aktivistët e kësaj partie e mbivlerësojnë Kurtin.
Ai ka thënë në Rtv Dukagjini se Kurti e sheh veten si dikush që e ka porosinë kryesore.

“Është e vështirë të bashkëpunosh në formë të partneritetit, historikisht e sheh veten si njeri shumë të rëndësishëm në politikë, e sheh veten si një, si dikush që e ka porosinë kryesore, si pejgamber”, është shprehur Ymeri.“Shihet që ka një mbivlerësim nga aktivistët”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1