Xhumaja falet sot në të gjitha xhamitë e Kosovës – lejohen vetëm 50 veta brenda

HomeAktualitet

Xhumaja falet sot në të gjitha xhamitë e Kosovës – lejohen vetëm 50 veta brenda

Të gjitha aktivitetet fetare i pezulloi shkaku i rrezikut të përhapjes së koronavirusit, me përjashtim të faljes së 5 namazeve.

Bashkësia Islame e Kosovës e lejoi mbajtjen e këtyre ritualeve ditore brenda xhamive – përfshirë këtu edhe atë të namazit të xhumasë, shkruan Front Online.

Besimtarët myslimanë në gjithë vendin edhe sot(e premte) do të mund ta praktikojnë si zakonisht këtë rit fetar që është obligativ për ta.

Kështu i kanë thënë portalit Front Online zyrtarë të BIK-ut.

Veçse këta kanë treguar se do të ketë disa rregulla.

“Kysmet prej Zoti në krejt xhamitë do të falet si gjithmonë. Duhet të falen vetëm 50 veta brenda duke respektuar distancën. Për jashtë ne nuk mund t`ia kufizojmë lirinë askujt”, thanë nga BIK-u për Front Online.

Hyrja në xhami nënkupton edhe zbatimin e disa masave të tjera për besimtarët.

Ata duhet të mbajnë maska gjatë faljes së namazit, të përdorin sexhadet e tyre personale dhe të përdorin dezifenktuesit.

Rregulla, pos për besimtarët, ka edhe për imamët që do të mbajnë hytbet. Ata nuk duhet ta zgjasin ato më shumë se 10 minuta, shkruan Front Online.

BIK-u ka thënë se të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare duhet të falen në shtëpi, ngjashëm si të rinjtë nën moshën 16 vjeçare dhe ata që janë të prekur me sëmundje kronike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0