Xhevdet Qeriqi: Më kanë intervistuar vetëm pse kam pirë kafe me një person në vitin 2017

HomeAktualitet

Xhevdet Qeriqi: Më kanë intervistuar vetëm pse kam pirë kafe me një person në vitin 2017

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi ka folur rreth gjykimit që po bëhet për protestën e veteranëve.

Qeriqi thotë se dyshon që në këtë rast ka ndikim politika, pasi thotë se edhe në raste tjera ka pasur presione të ndryshime.

Madje ai në emisionin “Frontal” në T7 e përmend edhe nujë rast kur është intervistuar vetëm pse ka pirë kafe me një person në vitin 2017.

“Unë po dyshoj që ka gisht politika, për arsye se në shumë raste të tjera kam pasur presione të ndryshme. Vetëm pse kam pi kafe me një person jam intervistu në vitin 2017. Ka qenë person i cili akuzuohet në rastin Syri i Popullit, vetëm pse kam pi kafe me të më kanë intervistuar. Ka qenë një i Llapit dhe i Obliqit, nuk ua di emrat”, thotë Qeriqi.
Ai thotë se këto presionë të vazhdueshme kanë bërë që familja e tij të jetë ashtu siç është sot, duke pasur vështirësi ekonomike.

“Kom pas presione të vazhdueshme, kjo m’ka shty që jam në këtë gjendje si familje. Na edhe pse kemi qenë në luftë, asnjëri nuk është i punësuar. Ne varemi nhga pensioni dhe nga disa bashkëluftëtarë jashtë dhe vëllai im”, tha Qeriqi. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0