Xhevat Rexhaj(LDK): As Vuçiqi, as Daçiqi e as Putini nuk e rrezikojnë Kosovën sa Albin Kurti

HomePolitike

Xhevat Rexhaj(LDK): As Vuçiqi, as Daçiqi e as Putini nuk e rrezikojnë Kosovën sa Albin Kurti

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi tha se Richard Grenell, duhet të zëvendësohet me një përfaqësues tjetër nga ShBA në lidhje me Kosovën.

Rexhaj në një reagim të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se i pari i VV-së po e rrezikon ecjen dhe forcimin e shtetit të Kosovës më shumë se Putin, Vuçiq e Daçiq.

Madje, ai bën edhe një krahasim me presidentin Rugova, ku thotë se derisa ish presidenti historik mëngjese e mbrëmje fliste për aleatin SHBA, Kurti dhe përkrahësit e tij po thërrasin kundër SHBA-së.

Ja reagimi i tij:

As Vuçiqi, as Daçiqi e as Putini nuk e rrezikojnë ecjen dhe forcimin e shtetit të Kosovës sa A. Kurti. Ky mangup demagog politik, psikopat e i programuam për anti Amerike ka krijuar edhe qindra pordhtale, grupe të rrjeteve sociale e edhe TV me ku të dihet çfarë mjetesh financiare, dhe nga kush të perkrahuna.

Ato e ata kuazi politikaj që e përkrahin këtë janë në linja anti pavarësi, anti vizionit e rrugëtimit që ndërtoi Presidenti Rugova bashkë me SHBA-të.

Derisa Rugova mëngjese e mbrëmje fliste për aleatin SHBA, këta që janë me Albinin tash po thërrasin kundër SHBA-së. Kjo për mendimin tim ashte tradhti kundër shtetësisë së Kosovës…

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0