Xhafer Tahri jep versionin e tij së çfarë ndodhi me studenten në Juridik

HomePolitike

Xhafer Tahri jep versionin e tij së çfarë ndodhi me studenten në Juridik

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë që është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik, Xhafer Tahiri, ka folur për Gazetën Express pas inc identit me një studente të ndodhur në një prej holleve të objektit të Juridikut.

Tahiri thotë se studentja në fjalë është kapur duke kopjuar me telefon dhe e ka fotografuar testin, derisa teksa jep versionin e tij shpjegon se ka t entuar ta ndalë studenten për ta idenfitikuar meqë në test s’ka dhënë kurrfarë detaji për identifikim.

“Sot gjatë provimit, një studente e kam vërejtur duke kopjuar me telefon, ku kishte fotografuar testin. Për të mbrojtur integritetin e procesit mësimor bashkë me kolegen Prof. Dr. Emine Avdyli, e në prezencë të Prof. Dr. Fulutura Tahiraj, me të cilat bashkë po e mbanim testin, siç shihet edhe në video, e kemi ndal studenten për ta identifikuar pasi e njejta nuk e ka shkruar emrin e as ID ne test”, ka thënë Tahiri për Express.

Ai thotë se s’bëhet fjalë për dh unë.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfar dh une, studenten në fjalë e kemi larguar nga provimi për shkak të kopjimit.”, ka shtuar tutje.

Derisa studentja në fjalë jep version tjetër për rastin. Siç i ka thënë Klan Kosovës, nuk ka dashur të futet në provim dhe se Tahiri ka provuar që ta bëjë të kundërtën.

Në videon e publikuar Tahiri shihet teksa një moment e kap studenten për krahu./GazetaExpress/

Xhafer Tahiri t enton ta fusë me zor një studente në provim, ajo dëgjohet duke bërtitur “lëshom”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0