Werder Bremen konfirmon largimin e Milot Rashicës

HomeSport

Werder Bremen konfirmon largimin e Milot Rashicës

Milot Rashica do të largohet këtë verë nga Werder Bremen.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i skuadrës gjermane, Frank Baumann.

“Miloti është shumë i interesuar për të thënë lamtumirë dhe që tifozët e Werderit ta kujtojnë atë në mënyrë pozitive”, ka thënë Baumann të premten, raporton Kicker.

“Është në rregull për Milotin që të bëj hapin e ardhshëm. Është normale për të që të ngjallë interes. Unë besoj fuqishëm se do të mblidhemi dhe do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët”.

Rashica po kërkohet nga disa skuadra të ndryshme evropiane.

Kurse, RB Peipzigu mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me yllin kosovar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0