Weber: Letra franko-gjermane, mesazh për amerikanët

HomePolitike

Weber: Letra franko-gjermane, mesazh për amerikanët

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean Yv Le Drian, DHE homologu i tij gjerman, Heiko Maas, për dy muaj dërguan dy letra në emër të shteteve të tyre me kërkesë për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, që sipas tyre pa nguti duhet të vijnë te një Marrëveshje finale e ligjërisht obligative

Por ka një gjë që e dallon letrën franko-gjermane të 25 Marsit me atë të 23 Majit, 2020.

Në të parën shefat e diplomacive në Paris e Berlin, sqaruan se dialogu duhet të bëhet nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian por me koordinim me aleat, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E në letrën e së shtunës, Amerika nuk përmendet askund, njofton Klan Kosova.

Ky ndryshim sipas një ekspertit gjerman për Ballkan, ka të bëjë me kontekstin e ditëve kur janë shkruar. E para u dërgua në ditën kur u votua shkarkimi i Qeverisë Kurti gjersa e dyta në ditët kur pritet del Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e LDK për shef-qeverie.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1