‘We are not problematic guys’, Haki abazi ironizon keq me Thacin, përmend thi kat mbi harta

HomePolitike

‘We are not problematic guys’, Haki abazi ironizon keq me Thacin, përmend thi kat mbi harta

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka ironizuar me bisedimet e fundit në Uashington dhe Bruksel, si dhe marrëveshjen Kosovës-Serbi për normalizim ekonomik.

Abazi ka thënë se njohja dhe Republika u largua nga teksti i marrëveshjes sepse ishte planifikuar ndarja e Kosovës, me siç ka thënë ai “thi kat” që Thaçi nuk i dërgoi dot në Washington.

Sipas tij, moshkuarja e Thaçit në Washington ka rezultuar në heqjen e thi kave.
Postimi i plotë:

We are not problematic guys 🙂

Njohja dhe Republika u largua nga teksti sepse ishte planifikuar për Kosovën e ndarë me “thi kat” që Thaçi nuk i dërgoi dot në Washington. Nuk duhet hequr e me lujtë lojën e të dehurit, sikur nuk ndodhi asnje gjë, e kthyen në gjysëm të rrugës, e qartë, po të mos ishte Thaçi tek ura e Mitrovicës në Qershor të vitit 1999 sot veriu i Kosovës do të ishte pjesë funksionale e republikës, edhe plot gjëra tjera do shkonin ndryshe; moshkuarja e Thaçit në Washington ka rezultuar në heqjen e thi kave, edhe pse Ujmanit i kanë hyrë brisk e Republikës ja kanë vendosur edhe dy tre fusnota të reja. Kaq e ka Koti. Po me rëndësi është ëndrra e Hutave tjerë për Miljardat në minischengen .

Kostoja e të qenurit kundër demokracisë e vullnetit qytetarë është shumë e madhe!

As ndarje e as zajednicë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0