VV dhe PDK i dalin në mbrojtje Vjosa Osmanit: Po e udhëheq mirë seancën

HomePolitike

VV dhe PDK i dalin në mbrojtje Vjosa Osmanit: Po e udhëheq mirë seancën

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se e mbështesin udhëheqjen e seancave të Kuvendit të Kosovës nga Vjosa Osmani.Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se Osmani e udhëheq Kuvendin në mënyrën më të mirë të mundshme.“E kuptoj shqetësimin e deputetëve por nuk e kuptoj egërsinë e tyre ndaj kryetares së Kuvendit. Ju po e udhëhiqni shumë mirë seancën, ndërsa i bëj thirrje zotëri Hotit, ta ketë parasysh, të flas me kabinetin e tij qeveritarë. Unë ju them ta mbani kështu në vijë seancën pavarësisht këtyre klithjeve që vijnë herë pas herë dhe të vazhdoni siç po e drejtoni sepse shumë mirë po e drejtoni”, tha Selimi.

Ndërsa Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se edhe për subjektin e tyre Osmani i menaxhon mirë seancat.
“Nuk mendoj se po dilni jashtë prej asaj çka përcakton rregullorja e Kuvendit, secili kryetar edhe në të kaluarën e ka pas një mënyrë për menaxhimin e temave”, ka thënë Memli.Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se Osmani se nuk po e drejton seancën konform rregullores së punës së parlamentit.

Mes tjerash, Shala tha se kryeparlamentares nuk i lejohen pozicionime politike dhe se “është në Kuvend për ta drejtuar seancën sa më teknikisht që mundet”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0