Vuçiq zhvillon “bisedë të shkëlqyeshme” me Netanyahun, zbulohet nëse u përmend njohja e Kosovës

HomeAktualitet

Vuçiq zhvillon “bisedë të shkëlqyeshme” me Netanyahun, zbulohet nëse u përmend njohja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka pasur bisedë të shkëlqyeshme telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilën është konfirmuar miqësia në mes Serbisë dhe Izraelit.
Biseda e tyre u bë pak ditë pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për “normalizim ekonomik” në Washington. Ndër pikat për të cilat u zotuan dy shtetet ishte që Serbia të zhvendosë ambasadën në Jerusalem, e Kosova dhe Izraeli ta njohin njëra-tjetrën.

Vuçiqi ishte paralajmëruar se në këtë bisedë me Netanyahun do t’i kërkonte që Izraeli të mos e njohë Kosovën shtet, por në përshkrimin e shkurtër të bërë për këtë bisedë, kjo çështje s’është përmendur fare.

“Një bisedë e shkëlqyeshme telefonike me kryeministrin e Izraelit, Netanyahu. Është konfirmuar miqësia në mes të popullit serb dhe atij izraelit, në mes Serbisë dhe Izraelit. Është e mundshme një vizitë e shpejtë në Jerusalem dhe forcim i bashkëpunimin në të gjitha nivelet”, është shkruar në Instagram në llogarinë e Vuçiqit, raporton “Tanjug”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0