Vuçiq: Nëse fiton Trump, do të jetë më e lehtë për Serbinë

HomeAktualitet

Vuçiq: Nëse fiton Trump, do të jetë më e lehtë për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, deklaroi se nëse Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, merr një mandat të dytë, pozicioni i Serbisë do të ishte disi më i lehtë.

“Unë nuk besoj në ndryshime të mëdha në politikën amerikane, por besoj në ndryshime të vogla, të cilat do të kishin një rëndësi të madhe për Serbinë”, ka thënë Vuçiq për Kurir, transmeton GazetaLajmi.

Ai shtoi se nuk mund të flasë për detajet sepse kjo do ta përkeqësonte pozicionin e Serbisë dhe do t’i vendoste partnerët amerikanë në një pozicion të palakmueshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0