Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkelur një nga 16 pikat e marrëveshjes dypalëshe Kosovë-Serbi, e cila u firmos në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, në prezencën e presidentit Donald Trump.
Vuçiç sot ka pritur ambasadorin palestinez në Beograd dhe e ka falënderuar ndër të tjera për qëndrimin që mban Palestina për të mos njohur Kosovën.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Mimoza Haradinaj- Stublla ka reaguar menjëherë duke theksuar se Vuçiç ka shkelur pikën 15 të marrëveshjes, që detyron Serbinë që për 1 vit të ndalë fushatën e mosnjohjes së Kosovës.
Për Haradinaj- Stubllën, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm pasi me veprime shkatërruese po shkel një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.
#Kosovo follows w/ great concern destructive actions of @avucic breaching pt15 of #WashingtonAgreement brokered by @POTUS.
Today he thanked #Palestinian Amb #Nabhan for the ‘principled stance on non-recognition of #Kosovo.”
Unfortunately, #Serbia remains an untrusted partner! pic.twitter.com/wGZOqBUQhO
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) September 15, 2020
COMMENTS