Vuçiç komenton letrën për Trump: Diaspora shqiptare, një problem serioz për Serbinë

HomePolitike

Vuçiç komenton letrën për Trump: Diaspora shqiptare, një problem serioz për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar për herë të parë të që është quajtur si “letra e shqiptarëve për presidentin Donald Trump”. Ai ka theksuar se, nuk e ka nënvlerësuar asnjëherë iniciativën e shqiptarëve pasi sipas tij kanë faktorë seriozë në disa vende në SHBA.

“Kurrë nuk e kam nënvlerësuar iniciativën e shqiptarëve, janë faktorë serioz në East Coast, New York dhe Washington. Nuk mendoj se Trump është në anën tonë, por nuk mendoj se ai është një person që nuk dëshiron të dëgjoi edhe mendimin tonë”, ka deklaruar presidenti serb.

Më tej Vuçiç ka nënvizuar se, diaspora shqiptare është një problem serioz për Serbinë në sensin politik.

Vuçiç komentoi edhe deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se ëndërron që Medvegja, Bujanovci dhe Presheva të jenë pjesë e Kosovës një ditë.

“Nuk jam dakord dhe nuk dua të komentoj. Le të ëndërrojë”, u përgjigj presidenti serb me ironi.

Më tej, Vuçiç mohoi aludimet se ka marrë ofertë për të shkëmbyer 17 fshatra për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.

“Askush nuk ma ka thënë kurrë në jetën time një gjë të tillë. Këto ide janë plotësisht të pakuptimta. Në Medvegjë ka vetëm 6.5% shqiptarë”, është shprehur ai.

Vuçiç ka thënë më tej se, respekton ambasadorin amerikan Godfrey duke shtuar se kurrë nuk është ndjerë nën presion nga ai lidhur me Kosovën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1