Vr asja e 19 vjeçarit nga Gjilani, nis intervistimi i dëshmitarëve

HomeAktualitet

Vr asja e 19 vjeçarit nga Gjilani, nis intervistimi i dëshmitarëve

Të premtën që lamë pas, Gjilani u tr ondit nga një ngjarje e rëndë. Një natë më parë, saktësisht gjatë mesnatës, në rrethana ende të panjohura, një i ri u th er me th ikë, i cili s’arriti t’u shpëtojë plagëve.

Engjëll Smerqaku po kthehej nga puna, ndërsa u th er katër herë më thi kë para banesës së tij në rrugën “Gjon Serreqi” në Gjilan.
19 vjeçari ishte ende gjallë, por që s’arriti edhe i gjallë deri tek Qendra Emergjente në QKUK në Prishtinë.
Për këtë rast të rëndë, ende s’ka asnjë të arrestuar derisa Policia e Kosovës, është në kërkim të kryerësve të veprës, motivet e së cilës ende janë të paqarta.

Për vd ekjen e të riut, është angazhuar Prokuroria Themelore në Gjilan, ku në një përgjigje për IndeksOnline, kanë thënë se po punojnë në ndriçim të rastit. Duke bërë të ditur se janë intervistuar disa dëshmitarë.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale, për të cilat do të jeni të informuar me kohë.

Shtesë: Lidhur me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë dhe pritet që të intervistohen edhe dëshmitarë të tjerë”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0