Volvo i hedh makinat e saj nga 30 metra, kjo është arsyeja përse

HomeAktualitet

Volvo i hedh makinat e saj nga 30 metra, kjo është arsyeja përse

Volvo ka organizuar një crash test ekstrem.

Kompania suedeze ka vendosur, për herë të parë, t’i hedhë makinat e saj të reja nga një vinç 30 metra të gjatë për të shkaktuar dëme të ngjashme me ato të një aksidenti të rëndë, duke i dhënë mundësinë ndihmës së parë të stërviten.

“Punojmë në kontakt të ngushtë me shërbimet e ndihmës së shpejtë suedeze prej shumë vitesh”, ka thënë Håkan Gustafson, një drejtues i Ekipit të Studimeve mbi Aksidentet Rrugore të Volvo Cars.

“Në fakt, kemi të njëjtin objektiv: t’i bëjmë rrugët më të sigurta për të gjithë. Shpresojmë që askush të mos përfshihet në një aksident të rëndë, por jo të gjithë aksidentet mund të shmangen”.

“Kështu që është shumë e rëndësishme që të ekzistojnë dhe të zhvillohen metoda që mundësojnë shpëtimin e jetëve kur ndodhin aksidente të rënda”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0