Vjosa Osmani: Ligjeve për personat me aftësi të kufizuara u mungon dimensioni human

HomePolitike

Vjosa Osmani: Ligjeve për personat me aftësi të kufizuara u mungon dimensioni human

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka vlerësuar se deri tani në Kosovë është hasur në shumë probleme të cilat ndikuan në mosqasjen dhe mospasje të të drejtave për personat me aftësi të kufizuara.

Osmani në Rubikon tha se një nga pengesat kryesore për këtë kategori, ka qenë mungesa e dimensionit human në procesin e ligjbërjes.

”Një prej problemeve më të mëdha ka qenë mungesa e vullnetit politik, sepse prioritetet buxhetore të Kosovës vazhdimisht kanë qenë në ato që kemi parë si: beton e asfallt e jo në mirëqenien qytetare”.

”Dhe edhe në proces të hartimit të legjislacionit shumë herë çfarë kam bërë si vërejtje është se ka munguar dimensioni human i komplet procesit të ligjbërjes”.

”Jemi vonë për shumë arsye sepse edhe një prej arsyeve ka qenë mungesa e vullnetit politik”.

”Ka shumë fëmijë në Kosovë që për shkak se nuk janë ndërmarrë masa të nevojshme, qoftë nga krijimi i asistencës kanë ngelur prapa”.

”Të gjitha këto kur bëhen bashkë ua mohojnë të drejtën elementare”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0