Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Lajçak dhe del në krah të Albin Kurtit

HomePolitike

Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Lajçak dhe del në krah të Albin Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë mbështetjen e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit sa i takon çështjes së parimit të reciproritetit me Serbinë. Osmani ka reaguar ndaj emisarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili ka shprehur zhgënjimin e tij me Qeverinë në detyrë, pasi kjo e fundit vendosi që asnjë maune nga Serbia të mos hyjë në vendin tonë, nëse në dokumentacion nuk përmendet emri Republika e Kosovës.“

Në një qëndrim publik në Twitter, Osmani shkroi:

“Me gjithë respektin e duhur, të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun e udhëhequr nga BE-së. Shumica e tyre i referohen CEFTA (e cila përfshin edhe parimet e reciprocitetit) dhe disa kërkojnë në mënyrë të qartë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare.  Ajo që po Kosova është pikërisht ajo që po na kërkoni: të zbatojmë marrëveshjet”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0