Vjosa konfirmon bashkëpunimin me Kurtin, por a e dini cfarë thoshte dikur kur i kërkohej kjo gjë(VIDEO)

HomeAktualitet

Vjosa konfirmon bashkëpunimin me Kurtin, por a e dini cfarë thoshte dikur kur i kërkohej kjo gjë(VIDEO)

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani sot para mediave ka thënë se në rast zgjedhjeve, është shumë vonë që LDK të ketë mbështetje nga ajo dhe se me përjashtimin nga partia ka përfunduar gjithcka.

‘Natyrisht që po dhe përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i tyre i qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithcka’, u shpreh Vjosa Osmani para gazetarëve. Osmani ka konfirmuar se mund të bashkëpunojë me Kurtin e VV-së, por se kjo do të konktretizohet më vonë.

‘Ne jemi në kontakt dhe diskutojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do të ju njoftojmë në momentin që do të konkretizohet’, u shpreh ajo.

Por kohë më parë në një seancë Kuvendi kur asaj iu kërkua bashkimi në VV, reagimi i saj ishte krejt ndryshe nga sot, për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0