Vjen reagimi i Lladrovcit ndaj Vehbi Kajtazit pasi ky i fundit i tha se “e ke çu Thaçin në Hagë”

HomePolitike

Vjen reagimi i Lladrovcit ndaj Vehbi Kajtazit pasi ky i fundit i tha se “e ke çu Thaçin në Hagë”

Kreu i Komunës së Dreanasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se të hënën do ta padisë për shpifje gazetarin Vehbi Kajtazi, pasi ky i fundit ka thënë se Lladrovci e ka çuar Hashim Thaçin në Hagë.

« Kam pritur reagime nga dje kur preka në p lagë të pashëruar, por nuk e kam pritur nga Vehbi Kajtazi.

Nëse sistemi ynë gjyqësor do ishte më efikas, shpifjet që më janë bërë ndër vite, do të kishin epilog dhe do të mblidhnin mend shpifësit.

Të hënën do të shtohet edhe një padi për shpifje, kundër Vehbi Kajtazit.

Pres sjellje më dinjitoze se kolegu i tij i cili për të njëjtën shpifje thoshte se portalet i kanë fajet! », ka shkruar Lladrovci.

Kajtazi ndërkohë ka thënë e Lladrovci e ka çuar Thaçin në Hagë për rastin e Behjadin Hallaqit.

Vehbi Kajtazi: Ramiz Lladrovci e ka çu Thacin ne Hagë për zhdukjen e Bejhadin Hallaqit

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0