Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.
Rastin në Polici e ka lajmëruar ankuesja femër menaxhere në një spital e cila ka thënë se në në banesën e saj kanë shkuar dy të pa njohur dhe janë prezantuar si policë.
Sipas ankueses, të njëjtit kanë kërkuar t’i kontrollojnë çantën e saj.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në çante kishte një shumë parash të cilat të dyshuarit ia kanë marrë.Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin si vjedhje e rëndë dhe të cilin policia është duke u hetuar.
COMMENTS