Vjedh makinën e babait, ndiqet nga policia dhe përplaset: “mrekullia” e regjistruar live (VIDEO)

HomeAktualitet

Vjedh makinën e babait, ndiqet nga policia dhe përplaset: “mrekullia” e regjistruar live (VIDEO)

Tre studentë të rinj rus kanë rre zikuar jetën në një ndjekje të çmendur në autostradë më 200 km/h.

Një nga të tre, 13-vjeçari i fiksuar me go-kart Lev, ka vjedhur makinën e babait dhe ka shkuar të marrë 2 miq, Polina 12 vjeç dhe Zakhar 13 vjeç, për të bërë një xhiro deri në Moskë.

Por në Krasnogorsk, të rinjve u është kërkuar të ndalen nga një patrullë e policisë për shkak të shkeljes së një kodi rrugor, por ata nuk kanë dëgjuar dhe nga aty ka nisur një ndjekje që ka zgjatur tre orë.

Ndjekje që është mbyllur me përplasjen e Toyota Camry-n e drejtuar nga Lev, i cili ka humbur kontrollin dhe është për plasur me një mur rrethues afër qytetit të Minsk, siç tregojnë imazhet e regjistruara nga makina e policisë rrugore.

Makina është shka tërruar, por tre të rinjtë kanë shpëtuar edhe pse kanë patur nevojë për disa mjekime në spital. Në raportin e policisë është përdorur fjala “mrekulli” për të përshkruar se si të tre kanë arritur t’i mbijetojnë një aks identi të tillë.

Për ngjarjen është hapur një hetim dhe një zëdhënës i komitetit hetues ka bërë të ditur se po analizohet edhe puna e agjentëve gjatë ndjekjes që mund ta ketë shtyrë adoleshentin t’i jepte makinës akoma më shpejt.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0