Vitia: Këtë vit s’ka dasma e festa, por martesat nuk ndalen!

HomeAktualitet

Vitia: Këtë vit s’ka dasma e festa, por martesat nuk ndalen!

Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë njoftoi sot masat e reja kundër Covid-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 4 maji.

Ndër të tjera Vitia u ndal tek ceremonitë mortore, apo martesat e planifikuara për këtë vit. Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë organizim me shumë njerëz si për raste gëzimi, ashtu edhe për raste hidhërimi.

“Këtë vit nuk do të ketë ahengje, dasma as ceremoni mortore e tubime. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindje, fejohem apo martohem por pa tubime. Një ceremoni mortore, rrezikon jetën e të tjerëve. Këtë virus nuk guxojmë ta neglizhojmë. Ky vit do të jetë vit i distancës, i higjienës”, tha ministri Vitia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0