Vigan Qorrolli: Identiteti kushtetues i Kosovës po injorohet dhe s’po përfillet

HomePolitike

Vigan Qorrolli: Identiteti kushtetues i Kosovës po injorohet dhe s’po përfillet

Avokati dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Vigan Qorrolli thotë se po injorohet identiteti kushtetuese i Kosovës.Qorrolli në shkrimin e tij përmend situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së Ramush Hradinajt në vitin 2019.Ai thotë se në atë kohë Presidenti kërkoi nga nga koalicioni më i madh të zgjidhte një kandidat të ri, pasi ky koalicion nuk pranoi, presidenti nuk i kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje, që isha partia e dytë në zgjedhjet e 2017, një emër për KM.

Qorrolli në dokumentet e publikuara thotë se në atë kohë Kadri Veseli kërkoi zgjedhje dhe ashtu u bë, ndërsa tani Albin Kurti po kërkon zgjedhje dhe nuk po dëgjohet nga Presidenti .“10 muaj më parë në përputhje me standardet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e v. 2014, Presidenti kërkoi nga koalicioni më i madh në atë kohë të zgjidhte një kandidat të ri. Pasi ky koalicion nuk pranoi, presidenti nuk ndërmori hapa drejt formimit të një qeverie të re. Ai nuk i kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje, që isha partia e dytë në zgjedhjet e 2017, një emër për KM.” raporton Gazeta Blic.Postimi i plotë i Qorrollit:

Më 2 gusht 2019, disa ditë pasi Kryeministri Ramush Haradinaj kishte dorëheqjen, Presidenti Hashim Thaçi, i kërkon me shkrim kryetarit të koalicionit PAN (fitues i zgjedhjeve të vitit 2017) një emër të ri për Kryeministër.Kadri Veseli, kryetar i koalicionit PAN dhe i PDK në letrën kthyese e njofton Presidentin e Republikës se nuk ka një emër tjetër për KM — çka nënkupton se ai e refuzon nominimin e koalicionit të tij për një Kryeministër tjetër (të ri).10 muaj më parë në përputhje me standardet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e v. 2014, Presidenti kërkoi nga koalicioni më i madh në atë kohë të zgjidhte një kandidat të ri. Pasi ky koalicion nuk pranoi, presidenti nuk ndërmori hapa drejt formimit të një qeverie të re. Ai nuk i kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje, që isha partia e dytë në zgjedhjet e 2017, një emër për KM.Veseli në këtë letër propozoi zgjedhje, ashtu u bë, zgjedhjet ndodhën më 6 tetor. Tani partia e parë po kërkon zgjedhje, Presidenti nuk po e dëgjon Albin Kurtin.Identiteti kushtetues i Kosovës po injorohet dhe s’po përfillet.PS. Letrat korresponduese midis Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të vitit 2017!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1