Video skandal, kamionistët në grevë bëjnë festë me alkool dhe femra(VIDEO)

HomeAktualitet

Video skandal, kamionistët në grevë bëjnë festë me alkool dhe femra(VIDEO)

Një video, ku shfaqen rreth 20 kamionistë në grevë teksa bëjnë festë në mes të rrugës në kulmin e pandemisë, ka indinjuar Kilin.

Në filmim, që është bërë virale në rrjetet sociale, shihen shishe alkooli të hedhura në tokë dhe gra gjysmë të zhveshura që kërcejnë me disa kamionistë, pa respektuar distancën e sigurisë.

Qeveria e Kilit ka bërë të ditur se po hetojnë filmimet dhe ka lajmëruar se do të bëjë një denoncim penal kundër grupit të kamionistëve që kanë shkelur normat shëndetësore të vendosura për t;u mbrojtur nga pandemia, që në gjashtë muaj ka shkaktuar rreth 412.000 infektime 11.289 të vdekur në vendin amerikanojugor.

Kamionistët janë në grevë prej më shumë se një jave dhe kanë bllokuar me mjetet e tyre disa rrugë të vendit. Kjo protestë ka krijuar probleme për ambulancat vonesa në transferimin e personelit mjekësor gjatë pandemisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0