VIDEO/ I kujtohet i birin që humbi jetën nga kanceri, Joe Biden përlotet gjatë bisedës me infermieren (Video)

HomeAktualitet

VIDEO/ I kujtohet i birin që humbi jetën nga kanceri, Joe Biden përlotet gjatë bisedës me infermieren (Video)

Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden është përlotur gjatë një takimi virtual me mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalet ku trajtohen të infektuarit me COVID.

Teksa dëgjonte rrëfimin e infermieres Mary Turner, Biden është shfaqur i përlotur, ndërsa më pas ka marrë fjalën dhe i tha infermieres se e ka emocionuar, duke treguar se kaloi disa muaj në njësitë e Kujdesit Intensiv, kur djali i tij i ndjerë Beau lu ftonte me kancerin e trurit.

Infermierja Turner foli në lidhje me ankthin e infermierëve pasi rastet e infektimeve po shtohen çdo ditë e më shumë.

“Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha Turner.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0