Video: Fluturimi i parë i makinës që kthehet në avion

HomeAktualitet

Video: Fluturimi i parë i makinës që kthehet në avion

Quhet AirCar V5, është e prodhuar nga kompania sllovake Klein Vision dhe është në gjendje të transformohet nga veturë në avion në më pak se tre minuta.

Në testet e zhvilluara këto ditë janë bërë dy ngritje në ajër dhe dy ulje. E shtyrë nga një motor Bmë, AirCar V5 mund të transportojë dy persona dhe është projektuar për udhëtime jo më të gjata se 1000 km.

Mjeti ka nevojë për të paktën 300 metra për t’u ngritur në ajër që e lejojnë të arrijë një shpejtësi prej 200 km/h.

Kompania sllovake synon ta shesë modelin e parë të Air CarV5 në gjashtë muajt e ardhshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0